Independence Therapy Center
Jepini Fëmijës Tuaj Shërbime Terapeutike për Rritjen e Potencialit të Tij
Trajtime Terapeutike
ITC (Independence Therapy Center) trajton çrregullimet e neurozhvillimit nëpërmjet shërbimeve terapeutike. Misioni i ITC-së është të ndihmojmë fëmijët të bëhen të paravur duke arritur të përmbushin potencialin e tyre.
Konsulenca
Tek ne gjithashtu bëhet konsulenca me prindërit e fëmijëve për të qartësuar dhe ardhur në ndihmë mbi mënyrën se si duhet të veprohet me fëmijën për një ecuri sa më të mirë në zhvillimin e përgjithshëm.
Plani i Edukimit Individual (PEI)
ITC ofron shërbime për fëmijët nga lindja deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare të cilët ndiqen me Planin e Edukimit Individual (PEI)
Rreth Nesh
Disa nga çrregullimet e neurozhvillimit që trajton ITC-ja janë:
- Paaftësia intelektuale
- Çrregullimet e komunikimit
- Çrregullimet e spektrit të autizmit
- Çrregullimet e inhibimit
- Çrregullimet motore
Independence Therapy Center
Shërbimet që ofrohen për identifikimin, ndërhyrjen dhe trajtimin e çrregullimeve të neurozhvillimit
Vlersime, ekzaminime dhe konsulta me specialistët më të mirë të vëndit tonë dhe me specialist të huaj.
Celësi i suksesit është ndërhyrja e hershme!
Pse ne?
Trajtimi
Me këta fëmijë duhet të punojë fizioterapisti, logopedisti, psikologu, mësuesit si dhe vetë familja. Për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve bashkëshoqëruese janë të nevojshme kontrollet periodike.
Fizioterapi
Fizioterapia për problemet e një fëmije ka për qëllim të ndërhyjë në zhvillim në një mënyrë të tillë që problemet të jenë vetëm të përkohshme dhe të mos barten në moshën e rritur. Në varësi të moshës, hartohet një plan individualisht i përshtatur i terapisë.
Logopedi
Logopedia është shkenca e cila merret me studimin, evidentimin, diagnostikimin, vlerësimin si dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe komunikimit me të cilat nënkuptohen të gjitha ato proçese dhe funksione që lidhen me prodhimin e gjuhës e të kuptuarin e saj nga njerëzit.”
Psikologji
Femija autik ka tendence te mbaje nje distance nga prinderit e tyre dhe nuk ka marredhenie sociale. Nuk shikon njerezit ne sy, preferon te loze i vetem dhe shpesh eshte indiferent ndaj ndjenjave te te tjereve ose marredhenieve sociale
Nene
Ndjehem e trishtuar kur mendoj për gratë shtatzëna dhe baballarët të cilët ballafaqohen me këtë problem. Andaj, unë nuk i gjykoj ata. Pa gjykime është edhe tema qendrore e kësaj historie. Investimi që kishim në bisedat tona me Independence Therapy Center ishte shumë real dhe shumë njerëzor.
Nene
Ne jeten e perditeshme nuk verehet ndonje intensifikim apo ndonje kujdes te pakten me cilesor sa i perket ketij fenomeni nga institucionet shteterore. Gjendja e dobet ne cilesine e sherbimeve per femijet 0-12 vjec ne spitalet per femije vazhdon te mbetet problemi themelor per keta femije. Faleminderit Independence Therapy Center që jeni pranë nesh.
Nene
Goca jam shumë e kënaqur shumë e lumtur, sepse djali ime D… ka ecure shumë mirë fal jush dhe do eci përpara me punën që bëni ju. Jam shumë mirnjohëse ndaj Irenës dhe Nensit, ju falenderoj shumë jeni shumë te mira. Vazhdoni kështu dhe ne do kënaqemi me rezultatet që marrim tek fëmijët tanë.
Nene
Unë kam një vajzë të vogël me autizëm. Xh… e ka shumë të vështirë të qëndrojë me fëmijët e tjerë. Pas ndjekjes me terapi dhe frekuentimit të kopshtit po shikojmë progrese tek vajza jonë, të cilat na gëzojnë pa fund. Për mua ishte fat që ju njoha ju. Ju falenderoj pafundësisht për punën e palodhshme që po bëni. Shpresoj që tu kthehen në shëndet e lumturi gjithmonë urimet tona.
Nene
Mirnjohja dhe rrespekti shprehet ne forma te ndryshme. Une dua te falenderoj, per F… qe me prezantoi te ju. Gocaa ju jam falenderuse me shpirt per punen qe beni. Faleminderit per punen dhe perkushtimin qe keni ndaj vajzes time. Jemi me fat që ju kemi njohur ju, me pak fjal jeni jeni si ajo drita ne fund te tunelit per te ardhmen e fmijëve tanë, ju jam mirnjohese pa fund. A. ju do shumë.
Nene
Bashkohu me ne
Jepini Fëmijës Tuaj Shërbime Terapeutike për Rritjen e Potencialit të Tij
Intervenimi i hershëm është program sistematik i terapive, ushtrimeve dhe aktiviteteve të dizajnuara për të adresuar dhe trajtuar vështirësitë në zhvillim
Këshilla dhe njoftime
Të reja & Blog
Lexo te rejat e fundit rreth trajtimit të sindromes down dhe këshillave tona.
Fëmijët me Sindromën Down
Sindroma Down është një anomali gjenetike autozomale në nivelin e kromozomit 21. Në 95%
Çfarë është sindroma Down
Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që
DITA BOTËRORE E SINDROMËS DOWN
Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Mars
Pengesa me e madhe per trajtimin e femijeve me sindromen down eshte vete prindi. Kjo ndodh per shkak te mentalitetit se kur te rritet femija nuk do te gezoje jeten si i barabarte me femijet qe gezojne shendet te plote. Faleminderit Independence Therapy Center per ndihmen qe na keni dhene.