Rreth Nesh

Rreth Nesh

Jepini Fëmijës Tuaj Shërbime Terapeutike për Rritjen e Potencialit të Tij

ITC (Independence Therapy Center) trajton çrregullimet e neurozhvillimit nëpërmjet shërbimeve terapeutike. Misioni i ITC-së është të ndihmojmë fëmijët të bëhen të paravur duke arritur të përmbushin potencialin e tyre. ITC ofron shërbime për fëmijët nga lindja deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare të cilët ndiqen me Planin e Edukimit Individual (PEI). Tek ne gjithashtu bëhet konsulenca me prindërit e fëmijëve për të qartësuar dhe ardhur në ndihmë mbi mënyrën se si duhet të veprohet me fëmijën për një ecuri sa më të mirë në zhvillimin e përgjithshëm.

Pse ne?

Trajtimi

Me këta fëmijë duhet të punojë fizioterapisti, logopedisti, psikologu, mësuesit si dhe vetë familja. Për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve bashkëshoqëruese janë të nevojshme kontrollet periodike.

Fizioterapi

Fizioterapia për problemet e një fëmije ka për qëllim të ndërhyjë në zhvillim në një mënyrë të tillë që problemet të jenë vetëm të përkohshme dhe të mos barten në moshën e rritur. Në varësi të moshës, hartohet një plan individualisht i përshtatur i terapisë.

Logopedi

Logopedia është shkenca e cila merret me studimin, evidentimin, diagnostikimin, vlerësimin si dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe komunikimit me të cilat nënkuptohen të gjitha ato proçese dhe funksione që lidhen me prodhimin e gjuhës e të kuptuarin e saj nga njerëzit.”

Psikologji

Femija autik ka tendence te mbaje nje distance nga prinderit e tyre dhe nuk ka marredhenie sociale. Nuk shikon njerezit ne sy, preferon te loze i vetem dhe shpesh eshte indiferent ndaj ndjenjave te te tjereve ose marredhenieve sociale

Dëshmi

Dëshmi nga prindërit

Konsulenca me prindërit përfshin qartësimin të pyetjeve e shqetësimeve që ata kanë.

Ja disa dëshmi nga prindërit

Pengesa me e madhe per trajtimin e femijeve me sindromen down eshte vete prindi. Kjo ndodh per shkak te mentalitetit se kur te rritet femija nuk do te gezoje jeten si i barabarte me femijet qe gezojne shendet te plote. Faleminderit Independence Therapy Center per ndihmen qe na keni dhene.

    Marime Shira

    Nene

    Ndjehem e trishtuar kur mendoj për gratë shtatzëna dhe baballarët të cilët ballafaqohen me këtë problem. Andaj, unë nuk i gjykoj ata. Pa gjykime është edhe tema qendrore e kësaj historie. Investimi që kishim në bisedat tona me Independence Therapy Center ishte shumë real dhe shumë njerëzor.

      Valmira Sinani

      Nene

      Ne jeten e perditeshme nuk verehet ndonje intensifikim apo ndonje kujdes te pakten me cilesor sa i perket ketij fenomeni nga institucionet shteterore. Gjendja e dobet ne cilesine e sherbimeve per femijet 0-12 vjec ne spitalet per femije vazhdon te mbetet problemi themelor per keta femije. Faleminderit Independence Therapy Center që jeni pranë nesh.

        Ulvie Luca

        Nene

        Goca jam shumë e kënaqur shumë e lumtur, sepse djali ime D… ka ecure shumë mirë fal jush dhe do eci përpara me punën që bëni ju. Jam shumë mirnjohëse ndaj Irenës dhe Nensit, ju falenderoj shumë jeni shumë te mira. Vazhdoni kështu dhe ne do kënaqemi me rezultatet që marrim tek fëmijët tanë.

          Eliona Oruci.

          Nene

          Unë kam një vajzë të vogël me autizëm. Xh… e ka shumë të vështirë të qëndrojë me fëmijët e tjerë. Pas ndjekjes me terapi dhe frekuentimit të kopshtit po shikojmë progrese tek vajza jonë, të cilat na gëzojnë pa fund. Për mua ishte fat që ju njoha ju. Ju falenderoj pafundësisht për punën e palodhshme që po bëni. Shpresoj që tu kthehen në shëndet e lumturi gjithmonë urimet tona.

            Gjyste Ndreu

            Nene

            Mirnjohja dhe rrespekti shprehet ne forma te ndryshme. Une dua te falenderoj, per F… qe me prezantoi te ju. Gocaa ju jam falenderuse me shpirt per punen qe beni. Faleminderit per punen dhe perkushtimin qe keni ndaj vajzes time. Jemi me fat që ju kemi njohur ju, me pak fjal jeni jeni si ajo drita ne fund te tunelit per te ardhmen e fmijëve tanë, ju jam mirnjohese pa fund. A. ju do shumë.

              Valmira Shira

              Nene

              Stafi ynë

              Specialistet tanë

              Tek ne gjithashtu bëhet konsulenca me prindërit e fëmijëve për të qartësuar dhe ardhur në ndihmë mbi mënyrën se si duhet të veprohet me fëmijën për një ecuri sa më të mirë në zhvillimin e përgjithshëm.

              Irena Pjetergjokaj

              Psikologe

              Nensi Tufa

              Logopede